Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora paralajmëron turneun botëror “Phoenix World Tour 2019”,

Muzikë  |  30.10.2018 Ora 9:06   
Përderisa jemi në pritje të lansimit të albumit të ri “Phoenix”, i cili do të publikohet më 23 nëntor, Rita Ora ka dhënë lajmin për një turne botërore, ku do të promovojë albumin e ri, që do të jetë edhe i dyti në karrierën e saj, shkruan Radio Plus.

Dje Rita Ora përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar  “Phoenix World Tour 2019”, i cili fillon më 1 mars të vitit të ardhshëm.

“Jam shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që të gjithë do të shihemi! Do të jetë shumë kënaqësi. Ejani të vallëzojmë të gjithë bashkë në turneun Phoenix, vitin e që po vjen. Shitja e biletave fillon të mërkurën me 31 tetor. Ku do t’ju shoh juve?", ka shkruar Rita Ora në Instagram, ku ka publikuar edhe disa prej datave të koncerteve të turneut të saj.

Ndërkohë Rita Ora i ka paraprirë albumit të saj, duke publikuar “Let You Love Me”, një nga këngët e labumit të ri, e cila është shndrruar një prej hiteve më të mëdha të momentit. /radioplus/


Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing