Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande tregon se vuan nga depresioni tash e dy vite

Muzikë  |  01.11.2018 Ora 9:48   
Ngjarjet e dy viteve të fundit kanë ndikuar thellësisht në gjendjen e saj mendore. Sulmi terrorist në Manchester, gjatë koncertit të saj ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosëni 500 të tjerë, bëri këngëtaren që të merrte 1 vit pushim nga karriera e saj pasi ra në një gjendje depresive.

Pak muaj më parë ish i dashuri i saj, reperi i njohur Mac Miller u nda nga jeta si pasojë e një mbidoze, ndërkohë që ata kishin vetëm 5 muaj që ishin ndarë.

Gjithashtu javën e kaluar Ariana i dha fund fejesës me aktorin, Pete Davidson pasi ankthi nuk e lejonte që të kishte një jetë normale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka thënë se ndihet e mërzitur me veten e saj se nuk ka arritur ta mundë ankthin, në të cilin gjendet, duke theksuar se ka vërtetë probleme serioze në gjenden e saj mendore.

Por pavarsisht gjendjes së saj mendore, Ariana Grande solli disa hite këtë vit solli albumin e ri “Sëeetner” dhe disa hite të mëdha si “No Tears Left To Cry”, “God is a Ëoman”, “The Light Is Coming”, “Bad”, etjerë
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing