Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tesla ul çmimet e veturave Model S dhe X përsëri – uljet arrijnë deri në 10,000 dollarë

Auto  |  08.03.2023 Ora 8:22   

Tesla ka ulur çmimet fillestare të modeleve të saj më të shtrenjta, Model S dhe Model X, dhe uljet në fakt janë mjaft të konsiderueshme.

Pas njoftimit të uljeve të çmimit në janar – gjë e cila çoi në shumë kritika nga komentues dhe rivalë të ndryshëm – Tesla ka ulur në heshtje çmimin e sugjeruar të shitjeve me pakicë të modeleve të saj më të shtrenjta.

Siç është vërejtur nga Sawyer Merritt në Twitter, faqja e internetit e prodhuesit amerikan të veturave elektrike çmimin fillestar të Model S e shfaq me çmim prej 89.990 dollarëve, një zbritje kjo nga 94,990 dollarë, ndërsa Model X tani ka një çmim prej 99.990 dollarë, raporton Inside EVs.

Çmimet e reja janë si më poshtë:

Model S AWD: 89,990 dollarë (nga 94,990 dollarë); Model S PLAID: 109.990 dollarë (nga 114,990 dollarë); Model x AWD: 99,990 dollarë (nga 109,990 dollarë); Model X PLAID: 109.990 dollarë (nga 119,990 dollarë).

Kjo është një rënie prej 5,000 dollarësh për modelin S dhe një ulje prej 10,000 dollarësh për Modelin X. Për më tepër, tani Tesla Model X Plaid ka të njëjtin çmim fillestar si Plaid Model S, i cili mund të bëjë që disa klientë të mundshëm të interesohen për blerjen e SUV-së sesa blerjen e versionit “sedan”, duke marrë parasysh që ato tani kanë çmim të njëjtë.

Kjo është hera e dytë që Tesla ka ulur çmimet e modeleve të saj më të shtrenjta, me rregullimin e mëparshëm që ndodh në janar, kur marka e veturave elektrike e uli çmimin e Model S me 10,000 dollarë, ndërsa Model X mori një ulje prej 11,000 dollarëve.

Përveç këtyre rregullimeve të mëdha, Tesla ka ndryshuar vazhdimisht çmimet për modelet e saj, duke ndryshuar çmimin e sugjeruar të shitjeve me pakicë me rreth 500 dollarë, një veprim që nuk është i pazakontë në industrinë e makinave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing