Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zyrtare: Floyd Mayweather debuton në MMA

Sport  |  05.11.2018 Ora 10:28   
Bokseri i njohur Floyd Mayweather do të ndeshet me kickbokserin japonez Tenshin Nasukawa më 31 dhjetor në Japoni, pasi ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e MMA, raporton BBC, transmeton RadioPlus.

Ish-kampioni i botës në UFC, Mayweather, mundi Conor McGregorin në gusht të 2017-ës duke zgjeruar rekordin e tij në 50 fitore.
Së fundmi është përfolur në lidhje me ndeshjet e mundshme kundër Khabib Nurmagomedovin dhe bokserin Manny Pacquiao.
Formati dhe rregullat për ndeshjen e tij me Nasukawën ende nuk janë vendosur.

“Desha të bëjë diçka më ndryshe”, ka thënë 41 vjeçari amerikan, i cili nuk është ndeshur që nga rikthimi nga pensioni për ndeshjen me McGregorin.

“Dëshiroja që të vë në pah aftësitë e mia jashtë Shteteve të Bashkuara dhe të jem në një ndeshje të veçantë. Dua ti jap njerëzve atë çfarë dëshirojnë – gjak, djersë dhe lotët”, ka thënë Mayweather.

Gjithashtu, Mayweather ka thënë se rregullat për këtë ndeshje do të diskutohen “brenda javëve të ardhshme”.

Kickbokseri japonez, Tenshin Nasukawa, 20 vjeç, garon në Federatën RIZIN (“RIZIN Fighting Federation”), kompania me të cilën Mayweather ka nënshkruar marrëveshje, në dy kategori – kickboks dhe artet e përziera luftarake.

“Ishte një ofertë e befasueshme, por unë e pranova pa hezitim”, ka thënë Nasukawa, i cili ka të fituara 27 ndeshje dhe 0 humbje në kickboks dhe 4 fitore e asnjë humbje në MMA.

“Është momenti më i madh në jetën time dhe dua të jem njeriu i cili ndryshon historinë. Do të bëjë këtë me këto grushte, me vetëm një grushtim – vetëm shikoni”, është shprehur Nasukawa.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing