Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rihanna i ndalon presidentit Trump përdorimin e këngëve të saj në tubime partiake

Muzikë  |  06.11.2018 Ora 10:53   
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe Axl Rose, vokalisti i grupit të njohur amerikan, “Guns N’Roses”, së fundmi kanë kritikuar presidentin e SHBA-ve për përdorimin e këngëve të tyre për qëllime të qarta partiake, shkruan Radio Plus.

Rihanna dhe Axl Rose janë artistët e fundit që kanë kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në tubimet partiake, në prag të zgjedhjeve të afatmesme në SHBA.

Reagimi i këngëtares erdhi pasi reporter i njohur amerikan, Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.

“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragike”.

Të dy artistët i bashkohen listës së gjerë të artistëve që kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në mitingje politike, e i fundit që kishte bërë një reagim të tillë ishte Pharrell Ëilliams.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing