Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çfarë veturash zgjedhin shoferët me inteligjencë më të lartë

Auto  |  17.03.2023 Ora 8:09   

Kompania britanike “Scrap Car Comparison” vendosi për një hulumtim interesant në bashkëpunim me kompaninë konsulente londineze “Censuswide”. Në bazë të analizës me shoferë të Britanisë së Madhe, u konstatua se cilat vetura drejtohen nga shoferët më inteligjentë, shkruan The Sun. Gjithsej 27 marka veturash u përfshin në hulumtim. Koeficienti i inteligjencës (IQ) është një vlerësim standard i performancës intelektuale të çdo individi.

Konsiderohet se dy të tretat e popullsisë kanë një nivel ndërmjet 85 dhe 115 pikë. U zbulua gjithashtu se vetëm 2.5% e njerëzve janë jashtë normës, ose për shkak të një rezultati nën 70 ose, në ekstremin tjetër, për shkak të një rezultati mbi 130.

Përveç kësaj, një pakicë e vogël që kanë një IQ më të lartë se 144 i përkasin grupit të njerëzve që konsiderohen të talentuar, sipas të njëjtës shkallë të inteligjencës Stanford-Binet.

Pas vlerësimit të pjesëmarrësve në hulumtim, ata u klasifikuan sipas markës së veturës që zotërojnë.

Hulumtimi i kryer nga “Scrap Car Comparison” tregoi se shoferët me IQ më të lartë, me një rezultat mesatar prej 99, zotërojnë vetura Skoda.

Pas Skodas, pasojnë pronarët e Suzukit (98.09), Peugeotit (97.79), Mini-Cooperit (97.41) dhe Mazdas (95.91).

Në anën tjetër, drejtuesit e Land Roverit (88.58), Fiatit (90.14) dhe BMW-së (91.68) kishin IQ më të ulët.

Megjithatë, analiza zbulon se i gjithë grupi i të anketuarve ishte brenda asaj që konsiderohet si rezultat mesatar, midis 85 dhe 115 në shkallën e IQ.

Studimi po ashtu thekson se shoferët më inteligjentë preferojnë veturat me benzinë, gjë që përfaqëson një paradoks në mes të procesit të elektrifikimit.

Veturat me benzinë ​​drejtohen nga njerëz me IQ të lartë (94.35), të ndjekur nga pronarët e versioneve me motorë hibridë (93.89) dhe motorë me naftë (92.91).

Drejtuesit e veturave elektrike janë vetëm në vendin e katërt (90.19). Gjithashtu, shoferët më inteligjentë pëlqejnë më shumë ngjyrën e bardhë të veturës, e ndjekur nga e gjelbër dhe e kuqja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing