Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ariana Grande nderohet me çmimin “Gruaja e vitit në muzikë”

Muzikë  |  08.11.2018 Ora 10:55   
Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande është përzgjedhur “Gruaja e Vitit” nga mediumi “Billboard”, shkruan Radio Plus.

Këngëtarja 25 vjeçarje do të marrë çmimin këtë çmim në edicionin e 13-të të ngjarjes tradicionale “Billboard Women in Music”, ceremonia e së cilës do të mbahet më 6 dhjetor, në New York.

Sipas “Billboard” Ariana Grande i qëndron prapa vendimeve të veta, në një botë që nuk është shumë mikpritëse për gratë”.
Këtë vit Ariana Grande kishte hyrë në “Top 40” këngët më të popullarizuara në Billboard me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.

Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e kaluar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet.

Këtë çmim më herët e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing