Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shpenzoi gati 4,000 orë për ta edituar, Mr.Beast paralajmëron projektin e radhës

Teknologji  |  05.05.2023 Ora 8:41   

YouTuberi i famshëm Mr.Beast,  i njohur për videot e tij filantropike dhe më gjerë, ka paralajmëruar se do të publikojë një video interesante që do ta ndryshojë tërësisht rrjedhën e videove në YouTube.

Për këtë video, YouTuber-i thotë se ka shpenzuar gati 4,000 orë apo për afërsisht gjashtë muaj për ta edituar.

Përveç kësaj, ai thotë se atij iu është dashur të shpenzojë miliona dollarë në këtë video, disa muaj për ta organizuar si dhe disa javë për ta filmuar.

Kjo video, për të cilën Mr.Beast thotë se do të jetë më e mira ndonjëherë, do të lansohet në kanalin e tij të shtunën.

Sipas tij, kjo gjithashtu do të ndryshojë rrjedhën e videove në YouTube.

Mr.Beast, një bloger me video mjaft interesante, ka gjithsej 150 milionë abonentë në kanalin e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing