Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Furnizmi me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së, MSh hap tenderin në vlerë afro 2 milionë euro

Shëndeti  |  12.05.2023 Ora 8:21   

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin per furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.

Vlera e projektit është 1 milion e 920 mijë euro, ndërsa janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF.

“Me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së.

Një transformim rrënjësor është paraparë edhe për Klinikën e Oftalmologjisë, në disa etapa të cilat përfshijnë furnizimet me pajisje mjekësorë dhe pajisjen e kësaj klinike me instrumente kirurgjike oftalmologjike”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje bëhet e ditur se kjo do të mundësojë zgjerimin e gamës së procedurave diagnostike duke ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e listave të pritjes për shërbime, si dhe duke avancuar edhe më tuje standardin e cilësisë së shërbimeve në këtë klinikë.

“Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë”, njofton MSh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing