Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova është ngritur për 41 pozita në ranglistën e FIFA-s gjatë vitit 2018

Sport  |  20.12.2018 Ora 14:55   

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar sot renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018. Në artikullin e sa FIFA.com e ka theksuar faktin se Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritjen më të madhe gjatë këtij viti.

Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe aktualisht ndodhet e 131-ta, kjo duke iu falënderuar ecurisë mbresëlënëse në vitin 2018 në ndeshje miqësore e zyrtare, ku arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Duke pasur parasysh faktin se gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës ka mbetur e pandryshuar me atë të muajit të kaluar, kur përparoi për 6 vende. “Dardanët” nuk kanë pësuar humbje që nga 13 nëntori i vitit 2017, kur Kombëtarja jonë nisi serinë pozitive me fitoren 4-3 kundër Letonisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndeshje në të cilën kombëtaren e kishte drejtuar Muharrem Sahiti. Ndërkohë, nga marsi i këtij viti drejtimin e ekipit kombëtar e ka marrë Bernard Challandes, nën drejtimin e të cilit Kosova ka regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing