Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dita e ndeshjes – Man City dhe Real Madridi luajnë për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Sport  |  17.05.2023 Ora 9:17   
Manchester City dhe Real Madrid do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale apo atë kthyese në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” janë nikoqir të “Mbretërve” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Etihad me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me barazim 1-1 dhe ky takim pritet të jetë i zjarrtë pasi gjithçka është e hapur.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi City vjen nga një fitore 3-0 ndaj Evertonit në Ligën Premier, ndërsa Reali mposhti 1-0 Getafen në La Liga.

Gjyqtar kryesor i ndeshjen është polaku Szymon Marciniak, i cili drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Fituesi i kësaj përballje titanësh do t’i bashkohet në finale Interit, i cili eliminoi Milanin, pasi e mposhti në dy ndeshjet gjysmëfinale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing