Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth

Muzikë  |  27.12.2018 Ora 10:45   
Miley Cyrus e ka konfirmuar se është martuar me Liam Hemsworth në një ceremoni të fshehtë pak para festës së Krishtlindjes.

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare i ka shpërndarë disa fotografi me aktorin 28-vjeçar, ndërsa çifti shfaqet shumë i lumtur.
Në njërën prej fotografive, shihen të porsamartuarit duke u përqafuar menjëherë pasi i kanë dhënë premtimet.

Miley dhe Liam njoftuan për fejesën e tyre në vitin 2012, mirëpo u ndanë vetëm pas një viti.

Ata u ribashkuan në vitin 2016 kur Cyrus shkoi në Australi për ta kaluar natën e Vitit të Ri me familjen e Hemsworth.

Në postimet e 26-vjeçares në “Instagram”, ajo ka treguar se martesa ka ndodhur ditën e diel (23 dhjetor 2018). Autorja e hitit “Wrecking Ball” e ka mbajtur të fshehtë martesën deri më sot, përkundër spekulimeve në media se ajo dhe Liam ishin martuar.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing