Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa më 25 janar publikon këngën e re

Muzikë  |  04.01.2019 Ora 10:00   
Një prej filmave më të shumëpritur për vitin 2019 është “Alita: Battle Angel”, një film i zhanrit fanta-shkencë, producent të të cilit janë James Cameron dhe Jon Landau të njohur për filmin e tyre “Avatar”, derisa regjisor i filmit është Robert Rodriguez i njohur me “Sin City”, shkruan Radio Plus.

Filmi “Alita: Battle Angel” do të publikohet më 14 shkurt të këtj viti, ndërkohë është këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ajo e cila ka realizuar kolonën zanore për këtë film.

Kënga e Duas për filmin “Alita: Battle Angel” mbanë titullin “Swan Song” dhe do të lansohet më 25 janar.

Dje në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa publikoi disa sekuenca nga realizimi në studio të këngës “Swan Song”, duke konfirmuar se kënga lasohet më 25 janar. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing