Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Artistët më të pasur britanikë nën moshën 35-vjeçare

Muzikë  |  23.05.2023 Ora 8:44   

Ed Sheeran, Harry Styles dhe Adele janë përfshirë në listën e përpiluar nga “Sunday Times”, e cila i renditë 35 personat më të pasur nën moshën 35-vjeçare në Britaninë e Madhe.

Në mesin e legjendave të sportit, përfshirë këtu Rory McIlroy dhe Anthony Joshua, aktorëve dhe sipërmarrësve, janë listuar edhe tre muzikantët britanikë.

Të gjithë këta artistë kanë përjetuar sukses të jashtëzakonshëm anembanë globit. 32-vjeçari Ed Sheeran, arriti të pozicionohet më të larti në këtë listë, më saktësisht në vendin e shtatë, falë pasurisë në vlerë prej 300 milionë funtesh. Kjo pasuri është ndihmuar edhe nga lansimi i albumit të fundit të këngëtarit, “Subtract”, në fillim të këtij muaji dhe tashmë është bërë albumi më i shitur i vitit 2023.

Adele pozicionohet në vendin e nëntë. Kantautorja 35-vjeçare e lindur në Londër besohet se e gëzon një pasuri prej 165 milionë funtesh, kjo pasi ka arritur t’i shesë më shumë se 100 milionë albume anembanë botës. Albumi i saj i fundit dhe i katërti i incizuar në studio, “30”, u lansua për publikun e gjerë në nëntor të vitit 2021. Në muajin mars, ylli i hitit “Rolling In The Deep” e zbuloi lajmin se do ta vazhdojë serinë e koncerteve, “Weekends With Adele”, në Las Vegas. Siç është raportuar nga BBC-ja, këngëtarja i fiton nga 500 mijë funte për çdo performancë në qytetin e dritave.

29-vjeçari Harry Styles, po ashtu është bërë pjesë e listës së “Sunday Times”, falë pasurisë prej 150 milionë funtesh. Ish-anëtari i grupit “One Direction”, vitin e kaluar e fitoi titullin e artistit me albumin më të shitur nga Britania e Madhe. Fjala është për albumin e tij të tretë të incizuar në studio, “Harry’s House”, që u publikua në maj të vitit 2022.

Edhe yjet e filmave “Harry Potter”, Daniel Radcliffe dhe Emma Watson, përfshihen në listën e 35 personave më të pasur britanikë nën moshën 35-vjeçare. Besohet se ata e gëzojnë një pasuri prej 92 dhe 62 milionë funteve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing