Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lady Gaga me “Shallow” shpërblehet në “Golden Globes Awards”

Muzikë  |  07.01.2019 Ora 10:54   
Mbrëmë në Los Angeles u mbajt ceremonia prestigjioze “Golden Globes Awards” 2019, një ngjarje e botës së filmit që për të 76-in vit më radhë shpërblen filmat më të suksesshëm të vitit, shkruan Radio Plus.

Filmi biografik, “Bohemian Rhapsody” dhe komedia, “Green Book” fituan çmimet kryesore në Golden Globes 2019.

Përveç filmit në Golden Globes Awards vlerësohet edhe muzika. Ishte Lady Gaga ajo që fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale” për këngën “Shallow”, këngë e realizuar për filmin “A Star Is Born” ku Lady Gaga pati edhe rolin kryesor.

“Më duhet të them se si femër në botën e muzikës është shumë e vështirë të merresh seriozisht si muziciente dhe tekstshkruese. Por unë mora mbështetje nga meshkujt. Falemnderit Bradly Cooper”, tha kështu Lady Gaga duke pranuar çmimin “Kënga më e mirë origjinale”. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing