Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa paralajmëron këngën e re “Dance The Night”

Muzikë  |  24.05.2023 Ora 8:48   
Fituesja tre herë e Grammyt, Dua Lipa, ngacmoi të hënën fansat me një video të publikuar në rrjete sociale.

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop – e cila krenohet me 146.3 milionë ndjekësit në Instagram – zbuloi se ka gati këngën e re “Dance The Night” dhe se lansohet të premten.

“Kjo barbie ka një këngë që publikohet këtë javë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.


Foto: Instagram

Dua rikrijoi momentin në fillim të ‘trailer’-it të filmit “Barbie”, ku producentja Margot Robbie doli nga takat e saj rozë për të zbuluar se këmbët e saj ishin ende në formë si kukulla plastike Mattel.

Lipa më pas dhuroi një puthje nga kamera, teksa kënga e saj po dëgjohej në sfond.


Foto: Instagram

Këngëtarja britaniko-shqiptare do të bëjë gjithashtu debutimin e saj në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Projekti në fjalë pritet të debutojë në kinematë amerikane dhe në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

“Barbie: The Album” gjithashtu flitet se do të ketë këngë nga Taylor Swift, Ava Max, Britney Spears, Iggy Azalea dhe Charli XCX.

Të tjerë të përfshirë në këtë film janë: Ryan Gosling, Greta Gerwig, Emma Mackey, Will Ferrell, Simu Liu, Michael Cera etj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing