Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Dance the Night” e Dua Lipës, kënga e preferuar e javës për publikun

Muzikë  |  30.05.2023 Ora 8:43   

Kënga “Dance the Night” e Dua Lipës ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave.

Fansat e muzikës votuan në një sondazh të publikuar nga revista “Billboard”, duke zgjedhur kolonën zanore të filmit “Barbie”, këngë kjo e interpretuar nga pop ylli 27-vjeçar, si publikimin e ri muzikor të preferuar të javës.

Kënga me tinguj të zhanrit disco – njëherësh singli i parë nga filmi i ardhshëm “Barbie” i regjisores Greta Gerwig – është bashkëshkruar nga Mark Ronson, Caroline Ailin dhe Andrew Wyatt. Ronson shërben si producent ekzekutiv për albumin me kolonat zanore, i cili zyrtarisht mbanë titullin, “Barbie Album”. Artistët tjerë që përfshihen në album janë, Nicki Minaj, Ice Spice, Lizzo, Charli XCX dhe PinkPantheress.

Albumi lansohet për publikun e gjerë më 21 korrik, në të njëjtën ditë kur filmi “Barbie” fillon së shfaquri nëpër kinema.

Dua Lipa është po ashtu e ka një rol të vogël si aktore në këtë projekt të shumëpritur nga publiku, duke e portretizuar një barbie sirenë krahas protagonistëve, Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing