Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aliu: Autostrada e Gjilanit po bëhet

Vendi  |  31.05.2023 Ora 8:59   

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë intensifikuar punimet në Autostradën e Gjilanit, ku sipas tij po punohet maksimalisht në të gjitha lotet.

“Angazhim maksimal për ndërtimin e autostradës Gjilan-Dheu i Bardhë, me ç’rast po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese. Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri tek kyçja në Autostradë)”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se “autostrada e Gjilanit po bëhet, e po angazhohemi maksimalisht që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, për të qenë gati për të gjithë qytetarët”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing