Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nëse dështon ndaj Parmas, shkarkohet Spalletti

Sport  |  04.02.2019 Ora 11:43   
Pas humbjes ndaj Bolognas në Giuseppe Meazza me rezultat 0-1, kanë filluar raportimet e para për shkarkimin e trajnerit italian.

Sipas ANSA, menjëherë pas humbjes Spalletti është takuar me Giuseppe Marottan për të qartësuar situatën e krijuar.
Corriere della Sera shkon një hap më larg, sipas tyre 59-vjeçari duhet të shkarkohet nga detyra e trajnerit para ndeshjes kundër Parmas dhe pas saj do të mendohet për një zgjidhje.

Në tre ndeshjet e fundit zikaltrit kanë humbur dy dhe kanë barazuar një herë, po ashtu janë eliminuar nga Kupa e Italisë.

Në vend të Spallettit deri në verë pritet të emërohet Esteban Cambiassso, pasi Antonio Conte është ende nën kontratë me Chelsean.

Aktualisht Interi është në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Milani në pozitën e pestë.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing