Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Të shtunën fillon gjysmë stinori i ri i futbollit kosovar

Sport  |  05.02.2019 Ora 11:50   
Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e vitit në futbollin kosovar.
 
Bëhet fjalë për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Ferizajt dhe Feronikelit.
 
Kjo ndeshje nis në orën 13:00, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan RadioPlus.
 
Me ndeshjet për kupë hapet edicioni pranveror në futbollin kosovar.
 
Tri ndeshjet e tjera çerekfinale luhen të dielën. Nga ora 13:00 janë takimet Vëllaznimi - Drita dhe Kika - Ballkani, ndërsa në orën 15:00 nis ndeshja Prishtina - Trepça '89. Kjo e fundit vlerësohet kryendeshja e këtij rrethi të garave për Kupë, që ofron njërën prej dy biletave për dalje në kupa evropiane, përkatësisht në kualifikime për Ligën e Evropës.
 
Garat në Superligën e Kosovës vazhdojnë më 16 shkurt.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing