Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bashkimi i gjymtuar udhëton për Gjevgjeli

Sport  |  05.02.2019 Ora 13:52   

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka udhëtuar pa lojtarët kryesorë në Gjevgjeli për të luajtur ndeshjen kundër Kozhuvit, që zhvillohet të martën (sot, 17:30).

Në këtë përballje Bashkimi do të jetë pa tre lojtarët kryesorë - amerikanët Jordan Capps e Michael Martin, dhe përforcimin e fundit, Drilon Hajrizi, shkruan Koha Ditore.

Trajneri Jeronimo Sharin ka thënë se të tre lojtarët kanë mbetur në Prizren për t'u rikuperuar në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjen kampionale kundër Prishtinës që e luajnë vikendin që po vjen.

Capps është koshashënuesi më i mirë i Bashkimit këtë edicion, pasi prin si në Superligën e Kosovës ashtu edhe në BIBL.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing