Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mauro Icardi humb shiritin e kapitenit. Handanovic kapiteni i ri i Inter

Sport  |  13.02.2019 Ora 13:56   
Inter ka zyrtarizuar se Samir Handanovic do të jetë kapiteni i ri, duke zëvëndësuar kështu Mauro Icardin. Argjentinasi është i lidhur me një kalim në Real Madrid, duke lënë në stand-by kontratën e re me Interin.

E gjitha kjo ka ndodhur pas deklaratave të bashkëshortes së tij, njëkohësisht agjentes Wanda Nara ku është prononcuar se Icardit duhet t'i ofrohet pagë më e lartë pasiqë është një kampion dhe nëse nuk i ofrohen kushtet e duhura, do të ndërroj skuadër, shkruan RadioPlus.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak menaxhmentit të skuadrës italiane duke ditur se agjentja e tij Wanda Nara kërkesat për kontratën e re i ka folur vetëm përmes mediave dhe si pasojë ka pasur përçarje brenda klubit.

25 vjeçari ka kontratë deri më 2021, por si duket ky do të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën kaltër e zi.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing