Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Karl Lagerfeld do të digjet dhe hiri I tij do të bashkohet me atë të ish të dashurit të tij që vdiq në vitin 1989

Kulturë  |  20.02.2019 Ora 13:24   
Trupi I ikonës së  modës Karl Lagerfeld pas vdekjes do të digjet dhe thuhet se hiri i tij do të bëhet bashkë me hirin e të vetmes dashuri që ai pati në jetë Jacques De Bascher, I cili vdiq në vitin 1989 nga SIDA.

De Bascher ishte I njohur për modën në Paris sidomos në vitet e 70-ta, dhe njihej me nofkën “djali I keq”, ndërsa lidhja e tij me Karl nuk ishte e vetmja, në fakt ai ishte në lidhje dashurie edhe me Yves Saint Laurent dhe thuhet se Karl dinte për këtë marrëdhënie por I mbylli gjithmonë sytë.

Edhe pse Karl Lagerfeld pati deklaruar njëherë se ai dhe De Bascher ishin të dashur për 18 vite, por që asnjëherë nuk patën marrëdhënie intime meqë Karl kujdesej për të dhe veten për shkak të sëmundjes ngjitëse Sida, të paktë janë ata të cilët I besojnë këtyre të thënave.

Sipas Le Monde, që hiri I Karl dhe I të dashurit të tij të bëhen bashk në vdekje ishte një dëshirë e shkruar e Karl, meqë ai mendonte se dyshja duhet të ishin bashk edhe pas vdekjes.

Karl Lagerfeld asnjëherë me askë nuk ka folë për trashëgimtarin e tij, kështu ka thënë një mik I tij I ngushtë, “Pasuria e tij, nuk e konsideroj atë, asnjëherë nuk më ka fol për këtë, për këtë qështje Karl është shumë I ngjashëm me Papën”- ka thënë miku I tij Bernard Arnault. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing