Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edicioni i dytë i "Prishtina Jazz Week" në Kino Armata

Kulturë  |  26.02.2019 Ora 11:40   
Pas suksesit të edicionit të parë, këtë vit do të organizohet edicioni i dytë i Prishtina Jazz Week, ku përveç performancave të muzikantëve të njohur ndërkombëtare që vijnë nga vendet e ndryshme si: Amerika, Turqia, Hungaria e rajoni, këtë vit gjatë këtyre katër ditëve do të organizohen diskutime, shfaqje të filmit për muzikën JAZZ, dhe punëtori që kanë të bëjnë me instrumentet të cilat përfaqësojnë muzikën e lartëpermundur.

Përgjatë viteve të fundit, skena e JAZZ-it në Prishtinë e ka përjetuar një zhvillim shumë pozitiv, gjë e cila dëshmohet përmes publikimit të disa xhaz albumeve origjinale, rritjes së bashkëpunimit në mes të muzikantëve vendor me ata ndërkombëtar, dhe rritjes së interesimit të publikut për evente me muzikë JAZZ. Ndonëse etja e publikur kosovar, e kryesisht e atij Prishtinas, për muzikë jazz e gjente përgjegjen në festivalin e përvitshëm të quajtur Prishtina Jazz Festival, ndalja e aktivitetit të këtij festivali në tre vitet e fundit e ka lënë një zbraztësi në qytet sa i përket kësaj shtrese në rritje të shoqërisë, dhe një mungesë të theksuar të performansave nga jazz muzikantë botëror në kryeqytet.

Krahas përgjegjës ndaj kërkesës së madhe për muzikë JAZZ në kryeqytet, ky festival gjithashtu ka për qëllim t’i ekspozojë artistët e rinj kosovar ndaj performancave kulminante të JAZZ-it nga muzikantë të njohur botërorë, në mënyrë që t’i inspirojë ata për të krijuar dhe për ta përmirësuar artin e tyre.
Falë punës se palodhshme të ekipes e cila qëndron mbrapa organizimit të festivalit, këtë vit me shumë kënaqësi do të prezanotjmë edicionin e dyte me emrin “PRISHTINA JAZZ WEEK 2019”, edicion i cili do të mbahet në hapësiren e ‘KINO ARMATA’ me datat 04-07 MARS.

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing