Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Ndërron jetë aktori Luke Perry

Film  |  04.03.2019 Ora 21:33   
Aktori I njohur Luke Perry ka ndërruar jetë sot në moshën 52 vjec, vetëm pak ditë pasi pësoi goditje në tru.

Aktori ishte I fejuar me Wendy Madison Bauer dhe bashkë kanë dy fëmijë Jack dhe Sophie, ndërsa zëdhënësi I aktorit ka thënë se ai ka ndërruar jetë I rrethuar nga familjarët e tij, në mesin e tyre edhe ish gruaja e tij Minnie Sharp, nëna Ann Bennett, njerku I tij Steve Bennett, vëllau Tom Perry dhe motra Amy Coder.

Ndërkohë ai ka thënë gjithashtu se familja falënderon të gjithë ata që gjetën kohë dhe mbështetën familjen në këto ditë të vështira, por ata luten për qetësi dhe privatësi gjatë këtyre ditëve të tyre të rënda.

Në anën tjetër përpos të shumtë atyre që kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e Luke, familjes së tij, këtë e ka bërë edhe e gjithë kasta e serisë “Riverdale” pjesë e të cilit ishte edhe Luke Perry, seri kjo e cila tashmë është në mes të sezonit të tretë dhe xhirohet në Vancouver të Kanadasë.

Përndryshe aktori Luke Perry u bë I njohur si Dylan në serialin hit të viteve të 90-ta “Beverly Hills, 90210”./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing