Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“GAME OF THRONES” – Brenda xhirimeve të sezonit final 8 (FOTO)

Film  |  04.03.2019 Ora 23:12   
Ishte Prill I vitit 2018 ku në setin e xhirimeve të “Game Of Thrones” në Irlandën e Veriut bëhej një punë e madhe për sezonin final atë të 8-tin për këtë seri që ka kaluar cdo pritshmëri duke u bërë një fenomen global. Dhe pikërisht gjatë xhirimve për pak ndodhi një fatkeqësi, një dron I cili doli nga askundi fluturoi direkt mbi skenë, duke ngjallë frikë tek të gjithë në set, meqë hapësira ajrore ku është xhiruar ky serial gjithmonë ka qenë e mbrojtur nga qeveria e atij vendi, dmth pa aeroplan, pa dron dhe pa asgjë tjetër që mund të vinte në pikëpyetje edhe qoftë vetëm një rresht nga skenari apo disa sekonda nga xhirimet e serialit. Kështu produksioni thirri menjëherë Autoritetet e Aviacionit Civil për të gjetur pilotin e dronit meqë supozohej se mund të ishte ndonjë paparazzi dhe fotot nga xhirimet nëse dilnin do të shkaktonin një shpërthim në botën e fansave të Game Of Thrones. Pas një ore regjisorët David Benioff dhe Dan Weiss u njoftuan se ai ishte vetëm një dron policie, pra sekretet e Game Of Thrones mbeten edhe sot e tutje sekrete. Kështu gjatë gjithë kohës xhirimet vazhduan, prodhimi nuk u ndal asnjëherë dhe sezoni final I dramës së HBO e cila është seria më madhe në planet, ka shpenzuar plot 10 muaj duke filmuar vetëm 6 episode për sezonin e saj final atë të 8-tin. Pritjet janë shumë të mëdha kështu që bossët duhet të punojnë fort dhe të mos zhgënjejnë, kështu ishte motoja e tyre.
-“Fansat nuk do ti zhgënjejmë” –ka thënë regjisori David Nutter, “ ka shumë për të parë në këto episode, aty është sekuenca më qesharake që kam xhiruar në tërë këtë serial, aty është skena më emocionale dhe më bindëse që kam bërë ndonjëherë si dhe ka një skenë ku kaq shumë personazhe të mëdhenj të GOT së bashku, sa do të ndjeheni sikur jeni duke parë një film me super heronj” – ka thënë David, I cili po ashtu ka treguar se ka bërë regjinë e tre episodeve në këtë sezon final, dhe në njërin do të ketë një hyrje të qetë para se të marrin rrugën stuhitë, në fakt sipas David Nutter ky është ndoshta edhe episodi më I vështirë për tu prodhuar në të gjithë historinë e televizionit, që pritet vecanërisht të jetë tronditëse.

              
 
  • Një episod I cili kronikon betejën e madhe të Winterfell, ku ka vënë një grumbullim të ngathët të aleatëve kundër Mbretit të Natës (John Snow) dhe ushtrisë së tij, episod I cili është bërë nga regjisori Miguel Sapochnik, I cili më parë bëri regjinë e “Hardhome” dhe “Battle of the Bastards” me të cilën fitoi edhe cmimin Emmy. Në një episod të tij tifosët do të shohin John Snow, Daenerys Tarrgaryen, Tyrio Lannister, Arya Stark, Sansa Stark dhe Brienne of Tarth të cilët luftojnë për jetën e tyre kundër një armiku të mbinatyrshëm. Kështu qysh nga fillimi I këtij seriali në vitin 2011, asnjëherë nuk janë parë më shumë heronj të mëdhenj duke luftuar në të njejtën skenë.
  • “Ajo që ne kemi kërkuar nga ekipi I prodhimit dhe ekuipazhi ishte që ne të bëjme diqka që në të vërtetë nuk është bërë asnjëherë në televizion apo në një film” – ka thënë producentja ekzekutive Bryan Cogman. “Beteja ndërmjet ushtrisë së të vdekurve dhe ushtrisë së të gjallëve do të jetë diqka e pashembullt dhe e pamëshirshme si dhe një përzierje e zhanreve mbrenda një beteje. David dhe Dan kanë shkruar një puzzle dhe pastaj Miguel I vë në vend të gjitha pjesët dhe kështu kjo sekuencë do ti bëjë të gjithë të cmenden” – ka thënë ndër të tjera ajo.
  • Aktori Rory McCann I cili luan Concurs The Hound pati thënë njëherë se pas disa skenave shumë nga aktorët luteshin të mos e bënin atë skenë sërish. Ndërsa xhirimet janë bërë edhe në kushte ekstreme sikur në temperature nën 30-të grad, ndërsa është xhiruar për 11 javë gjithë natën, me gjithsejt 750 njerëz që punuan në mes fshatrave dhe vendeve të hapura rurale. Thuhet gjithashtu se aktorët kanë bërë matjet e tyre të hapave me pedometër dhe ka pas ditë që ata kanë bërë deri në 40 mijë hapa në ditë.
  • Por që nuk ka qenë gjithmonë edhe aq I vështirë realizimi, natyrisht se stafi dhe aktorët kanë kaluar edhe kohë shumë të mira bashkë, kjo dihet nga fakti se pikërisht në setin e fimit aktori që luan John Snow – Kit Harrington gjeti tashmë gruan e tij aktoren Rose Leslie që në seri luan Ygrit.
  • Bëhet gjithashtu e ditur se xhirimet e sezonit final janë bërë në një gjendje total diskrete, saqë vetëm persona special nga ekuipazhi me begj kanë pas qasje në shesh xhirim, saqë disa aktorë kanë thënë me shaka se ngjanjëherë kanë pyetur regjisorët mos kanë përfunduar ndonjë episod pa dijeninë e tyre, meqë mbanin aq shumë sekrete.
  • Megjithatë thuhet se regjisorët Weiss dhe Benioff nuk u kanë vënë veshin asnjë ideje se si mund të ishte një fund që kënaq fansat. “Ne dëshirojmë që njerëzit të dashurojnë atë, do të thotë shumë për ne, kemi 11 vite që bëjmë këtë, në fund të fundit nuk mund ti bëjmë të gjithë të na vlerësojnë me A, por kemi bërë të pamundurën” –ka thënë regjisori Weiss.
  • “Që nga fillimi kemi menduar se si do të jetë fundi. Një tregim I mirë nuk është I mirë nëse ka një fund të keq. Më besoni që jemi merakosur për këtë gjë” – ka thënë regjisori tjetër Benioff.  
  • Në anën tjetër aktorja Emilia Clarke e cila luan Daenerys Tarrgaryen, në një intervistë të sajën të fundit ka thënë se fundi do të jetë një SHOCK për të gjithë.
  •  14 prilli është data kur do të ketë premierën sezoni final, dhe miliona fansa në të gjithë botën do të kyqen për të parë se kush nga heronjtë e tyre ka mbijetuar apo jo, dhe kush nga ta po arrijnë të ulen në Fronin e Hekurt.
  • Tashmë kam planifikuar se atë ditë do të dehem shumë dhe do të qëndroj shumë larg nga interneti” –ka thënë regjisori Benioff. /radioplus/
  
      

      

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing