Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Will Smith do të portretizojë babanë e Serena dhe Venus Williams në biografinë “King Richard”

Film  |  05.03.2019 Ora 13:57   
Thuhet se Will Smith tashmë ka nënshkruar që të luajë në filmin biografi për Richard Williams, babi I tenisereve më të mëdha në botë Serena dhe Venus Williams në biografinë me titull “King Richard”.

Pasi pa se si Virginia Ruzica fitoi turnirin Salt Lake City në vitin 1980, Richard u inspirua që të ngrisë edhe vajzat e tij të bëhen kampione të tenisit. Richard njihet për librin 78 faqesh ku jep detaje se si ka arritur të trajnojë vajzat e tij Serana e lindur në vitin 1980 dhe Venus e vitit 1981, kur ato ishin vetëm 4 vjeq dhe 4 e gjysmë.

Vajzat patën filluar më trajnime në Compton, por familja pastaj u zhvendos në West Palm Beach Florida ku ato vazhduar akademinë e tenisit në Rick Macci. Por në vitin 1995 babai I tyre I tërhoqi nga akademia dhe vazhdoi trajnimin e tyre I vetëm, duke bërë që vetëm pas pak vitesh vajzat e tij të dominojnë në Grand Slam.

Në anën tjetër Will Smith ka agjendë mjaft të ngjeshur në këto kohë, ai shumë shpejt do të shihet në rolin e Ginie-t në filmin live action “Aladdin” I cili do të lansohet më 24 maj, pastaj më 4 tetor lansohet filmi I ti tjetër fantastiko-shkencor “Gemini Man”, ndërsa ka pranuar rol edh enë filmin “Bad Boys For Life” bashkë me Martin Lawrence, ndërsa pritet që të kthehet sërish në “Bright” nga Netflix. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing