Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Michael Jackson sërish në klasifikime muzikore me këngët dhe albumet

Muzikë  |  11.03.2019 Ora 14:20   
Përkundër se filloi të shfaqet dokumentari “Leaving Neverland” nga HBO, ku dy djem  tashmë të rritur pretendojnë se si fëmijë ishin abuzuar seksualisht për disa vite nga këngëtari Michael Jackson, këngët dhe albumet e këtij të fundit kanë filluar të jenë sërish në klasifikimet e rëndësishme muzikore në mbarë botën.

Përpos këngëve dhe albumeve të tija si solo këngëtarë gjithashtu është rikthyer edhe puna e tij me Jackson 5 dhe The Jacksons. Përderisa në Amerikë këngët e tij  po dëgjohen 4 % më shumë, në Britani të Madhe ato tashmë janë pjesë e top listave më të njohura si dhe në iTunes.

Me tu njoftuar se një dokumentar për të bëmat e tij jo të hijshme do të dalë së shpejti shumë radio në Australi dhe Kanadë kanë bojkotuar muzikën e tij, ndërsa në disa vende është hequr edhe statuja e tij.

Kundër këtij dokumentari dhe se të gjitha qka thuhen aty janë vetëm shpifje ka thënë edhe vajza e këngëtarit Paris Jackson, e cila gjithashtu ka përmendur se ky dokumentar mund të ndikojë negativisht edhe në suksesin e karrierës së saj, si modele. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing