Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​“US” filmi nga Jordan Peele do të lansohet vikendin e ardhshëm

Film  |  18.03.2019 Ora 14:40   
Këtë vikend nuk kishte lansime të mëdha të filmave, duke bërë kështu që filmi Captain Marvel të vazhdoj të jetë në vendin e parë për të dytën javë rresht në Box Office.

Por vikendin e ardhshëm regjisori Jordan Peele do të rikthehet fuqishëm me filmin horror-triller “US”. Ky film aktualisht është vlerësuar 100% nga Rotten Tomatoes. Javën e kaluar ky film pati premierën në Southwest Film Festival dhe menjëherë reagimet kanë qenë shumë pozitive.

Filmi “US” tregon historinë e një familjeje që luftojnë me vrasësit dopplegangers ku rolin kryesor në këtë film ka Lupita Nyong’o, pastaj aty janë edhe Elisabeth Moss, Winson Duke, Evan Alex dhe Shahadi Wright Joseph.

Do të thotë me datën 22 mars lansohet në të gjitha kinematë në botë.

Ndërsa nëse ju dëshironi të keni një natë komplet horror, mund të bleni një biletë përë  filmin “US” në Cineplexx dhe të jeni pjesë e eventit Horror Night të enjten me datë 21 mars. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing