Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ku do ti shohim Emilia Clarke dhe Kit Harington pas “Game Of Thrones”

Film  |  21.03.2019 Ora 14:12   
Se sezoni I tetë I “Game Of Thrones” po vjen, por që ky është edhe sezoni final tashmë të gjithë e kanë kuptuar. Por kur dhe ku mund ti shohim yjet e këtij seriali I cili u bë një fenomen global e që aty lindën edhe dashuritë për aktoren Emilia, aktorin Kit e shumë të tjerë.

Aktorin Jason Momoa I cili në “Game of Thrones” luan Kahl Drogo-n, tashmë e kemi parë në filmin e suksesshëm “Aquaman”, si dhe shumë shpejt do ta shohim edhe Sophie Turner që luan Sansa Stark në “Game Of Thrones”, me rolin e saj më të ri në  X-Men franchizën “Dark Phoenix”. Por qka me më favoritët e serisë?

Emilia Crarke ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka thënë se edhe ajo edhe Kit janë shumë të zhgënjyer me disa nga rolet që kanë luajtur.
“Unë dhe Kit jemi homolog në kuptimin e karrierës. Jemi shumë të njejtë dhe personazhet tona kanë pasë udhëtime paralele dhe ne si aktorë kemi pasë udhëtime paralele. Ne të dy kemi bërë filma idiotësh dhe prap jemi kthyer tek Thrones. Ne jemi gjithmonë në sinkron edhe sikur të jemi duke xhiruar të dy në skaje të ndryshme të botës.” – ka thënë Emilia për Variety.

 Emilia Clarke ka luajtur Sarah Connor në ribërjen e “Terminator: Genisys” I cili ishte një dështim sipas Emilias, ajo po ashtu ka thënë se nuk do të kthehet më aty meqë asnjë nga kasta e aktorëve nuk po i shijonin xhirimet. Gjithashtu Emilia ka luajtur edhe Qi’Ra-n në “Solo: A Star Wars Story” I cili ishte një episod I dështuar dhe shumë I pasuksesshëm I kësaj franchize.

Ndërsa Kit ka luajtur në “Pompeii” I cili nuk ishte shumë I suksesshëm në arkëtime, pastaj në “Seventh Son” që gjithashtu nuk pati shikueshmërinë e pritur. Prandaj yjet e “Game Of Thrones” thuhet se kanë pak rezerva nëse do të luajnë në filma Aksion apo jo.

Ndërsa duke shikuar të ardhmen Emilia Clarke do të luajë përkrah yllit të filmit “Crazy Rich Asians” Henry Golding në filmin me titull ”Last Chrismas”, si dhe në filmin krim-triller “ Above Suspicion”.

Ndërsa Kit do ta shohim në filmin dramë “ The Death and Life Of John F. Donovan” I cili u shfaq vitin e kaluar si premierë në Festivalin Internacion të Filmit në Toronto dhe deri më tani nuk ka ndonjë datë të konfirmuar zyrtarisht për lansim në kinema.

Një gjë e dimë për siguri se Emilia dhe Kit do të jenë kryefjalë në gjithë mediat botërore qysh nga premiera e sezonit të 8-të të "Game Of Thrones", më datën 14 prill. Radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing