Tashmë është e konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora më 17 shkurt do të vijë në Prishtinë në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka konfirmuar se 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora.
Edhe vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në llogaritë e saj në rrjetet sociale është shprehur se është shumë e lumtur që do të vijë në Kosovë në 10 vjetorin e Pavarësisë.
"Pershendetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur qe do të jem me ju ne 10 vjetorin e Pavarësisë se Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet nje kujtim i mirë per të gjithë ne. Ju dua, Rita", ka shkruar Rita Ora. /radioplus/