Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tre milionë euro për qendrën sportive në Obiliq

Sport  |  16.02.2018 Ora 16:27   
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu, priten në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi që shoqërohej nga nënkryetari i tij z. Ajet Berisha.
Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi i pëlqimit nga ana e krerëve të Komunës së Obiliqit për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale për ndërtimin e Kompleksit.
 Ndonëse, vlera iniciale e investimeve për këtë kompleks ishte 2 milionë euro, me këmbëngulësinë e presidentit Vokrri, sepse siç dihet projektin e mbështet edhe UEFA në bashkëpunim me FFK-në, ka arritur që këtë shumë të mjeteve ta rrisë edhe për 1 (një) milion. Kështu që, tash shuma e përgjithshme e investimit do të jetë 3 milionë euro.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing