Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Jennifer Lopez do të luaj mbretëreshën e drogës Griselda Blanco

Film  |  26.07.2019 Ora 12:59   
Jennifer Lopez këtë javë festoi ditëlindjen e saj të 50-të me një festë të cmendur, ku pjesë ishin miq dhe të afërm të saj të shumtë. Ndër të tjera nëpër faqe të ndryshme carkulluan edhe foto me disa nga dhuratat e shtrenjëta që I ishin bërë. Por J.LO ka punë të mëdha përpara edhe pse tashmë ka hyrë në të 50-tat.

Bëhet e ditur se këngëtarja dhe aktorja do të portretizojë në filmin “The Godmother” kolumbianën Griselda Blanco e njohur si mbretëresha e drogës. Por nuk është gjithqka vetëm roli I saj, thuhet se Lopez do të jetë producente dhe mbase edhe regjisore e filmit në fjalë.

Tregimi për dilleren më të madhe droge femër të viteve të 70-ta dhe 80-ta, në vitin 2017 e pati sjellë në jetë Catherine Zeta Jones me titull “Cocaine Godmother”.  “ Kam qenë gjithmonë e fascionuar me tregimin e Griselda-s dhe menjëherë u hodha në aksion për të marrë shansin të luaj atë. Ajo ka gjithqka qka I duhet një tregimi”- ka thënë Jenifer Lopez së fundmi.

Jennifer Lopez ka treguar se ka talent në aktrim qysh vite më parë, ndërsa ajo aktualisht është producente e filmit “Hustler” I cili do të lansohet në shtator./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing