Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jamie Spears nuk është më kujdestari I vajzës së tij Britney

Muzikë  |  10.09.2019 Ora 11:52   
Babai I këngëtares së njohur Britney Spears nuk është më në detryrën e kujdestarit të vajzës së tij, në të gjitha aspektet edhe në ato financiare. Jamie Spears 67 vjec  I ka dorëzuar tashmë këtë “fuqi” bashkëpuntorit të yllit të pop-it, Jody Montgomery sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Los Angeles, ka njoftuar People të hënën.

Në fakt Jody Montgomery tashmë ka të gjitha përgjegjësitë që deri më tani I kishte babai I saj, përgjegjësi të cilat Jamie I mori në vitin 2008, pasi që Britney atë kohë po kalonte në një depresion të thellë dhe krizë të rëndë psikologjike. Tashmë Montgomery sipas revistës ka të drejtë edhe në ceshtjet mjekësore të Brineyt si në diagnozat që asaj I caktohen e deri tek incizimet e seancave të saj me psikologun.

E gjitha në fakt ka ardhë si pasojë e babait të saj Jamie I cili ishte treguar agresiv me djalin e saj 13 vjec  Sean në muajin gusht, lajmi kishte marrë  dhenë kur ish burri I Britney-t Kevin Federline ka bërë publik lajmin se djali I tij Sean po frikësohet nga gjyshi, shkaku I sjelljeve të tija. Nga qka edhe Britney thuhet të ketë ndërprerë të gjitha kontaktet me babain  e saj Jamie Spears./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing