Fedez rrembeu vëmendjen në tapetin e kuq, ku u shfaq i veshur me një këmishë të bardhë dhe pallto të zezë, duke mbajtur një tufë me lule ne dore.
Por ajo qe befasoi më shumë ishin sytë e tij – të zinj dhe me bebëza të zgjeruara, që dukeshin të pazakonta dhe shqetësuese.
A mund të kenë qenë lente kontakti? Ose një efekt optik? Pyetjet kanë mbetur të pazgjidhura dhe rrjetet sociale janë mbushur me teori, por reperi ka preferuar të ruajë heshtjen.
Për momentin, Fedez nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë pamje të tij, por burime pranë eventit të Sanremos tregojnë se ai u shfaq i qetë dhe i relaksuar, duke përshëndetur fansat dhe bërë “selfie” me publikun.