Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Demi Moore shpalos shumë nga jeta e saj në librin “Inside Out” tashmë në shitje

Film  |  25.09.2019 Ora 8:34   
Aktualisht aktorja Demi Moore është në një “turne” nëpër emisione të ndryshme si dhe shumë intervista, ku po shpalos detaje të shumta dhe rrënqethëse nga e kaluara e saj, të cilat më gjerësisht ata që duan ti dinë mund të lexojnë në librin e saj biografi “Inside Out” I cili tashmë gjendet në shitje.

Ditë më parë aktorja ka thënë ndarja nga Ashton Kutcher ka bërë që ajo psiqikisht të ndryshoj shumë për të keq, ndërsa ka përmend edhe faktin se ishte 6 muajshe shtatëzënë me Ashton, por që fëmiu nuk jetoi dhe ajo nuk kishte më një shans të dytë për një tjetër fëmijë me Ashton, I cili tashmë ka dy fëmijë me gruan e tij aktuale, aktoren Milla Kunis.

Në anën tjetër Demi ka treguar se kishte tradhëtuar muzikantin Freddy Moore një natë para se të martoheshin. Mbi të gjitha deklarata e saj se qysh në moshën 14 vjece nëna e saj e kishte shitur për 500 dollarë, ishte ajo më shokuesja, të cilën askush nuk e priste. Aktualisht 56 vjece,  Demi Moore numëron tri martesa të dështuara./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing