Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pushimet e këndshme, vetëm me Fibula Air Travel

Të Tjera  |  02.10.2019 Ora 11:19   

Kur jemi te udhëtimet dhe pushimet ndër gjërat që kanë më së shumti rëndësi janë siguria dhe thjeshtësia e udhëtimit. Kur jemi të siguria e një udhëtimi të çfarë do lloji, kush mund ta ofrojë më mirë se sa një kompani turistike që ka përvojë të madhe në fushën e turizmit. Bëhet fjalë për Fibula Air Travel, një kompani që daton që nga viti 1995, dhe që në Kosovë ka ardhur për ti zbatuar shërbimet e sajë prej vitit 2001, nuk është gjë tjetër pos siguri dhe rehati.

Vikendin që lamë pas, në ditën ndërkombëtare të turizmit me Fibula Air Travel ishim në resortin e mrekullueshëm të Holiday Villages në Ulqin. Me një ambient të mrekullueshëm që posedonte gjithçka, që nga pritja e deri te check out, Holiday Villages është njëra ndër vendet ku pas pushimit aty, akumulon energji te re dhe pozitive.



FIBULA ofron një sërë llojesh të aranzhmaneve si individuale ashtu edhe grupore, varësisht nga sezoni dhe kërkesa e klientit. Destinacioni kryesor verorë gjithmonë mbetet Riviera Turke. Çdo sezone verore FIBULA organizon paketa për shumicën e resorteve sikur Antalya, Belek, Kemer, Alanya, Lara, Side, Finike, Bodrum.

Përveç Turqisë dhe shteteve fqinje sikurse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Bullgaria, si destinacione të largëta kanë shtuar në programin e shitjes edhe shtetet e Amerikës Jugore.

Pjesë të programit, FIBULA ofron gjithashtu paketa të ndryshme dimërore duke përfshirë ski qendrat kryesore të Ballkanit sikurse Bansko, Borovetc, Pamporovo në Bullgari, dhe Kodra e Diellit dhe Mavrova në Maqedoni. Oferta speciale për festa ku çdo fund vit FIBULA organizon pritje të Vitit të Ri dhe Krishtlindje, po ashtu për Shën Valentin në qytetet më romantike Evropiane si në Paris, Pragë, Roma, Venedik, Amsterdam, Milano etj.

Të tilla aranzhmane grupore dhe individuale bëhen gjithashtu edhe për qytetet luksoze të lindjes sikurse Stambolli dhe Dubai. Fibula çdo here ka qenë në hap me kohen dhe sa më pranë qytetarëve.

Fibula është i vetmi touroperatore që është shpalle 4 herë Superbrand’s Kosova dhe një here Best Buy Kosova.

Hiqe dilemën e pushimeve, mos e ngarko veten shumë, mjafton të trokasësh te Fibula dhe pushimi juaj do të ketë kuptim. përcjellë insajderi.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing