Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kënga e pedofilit Gary Glitter pjesë e filmit “Joker”, fansat të pakënaqur

Film  |  07.10.2019 Ora 13:43   
Fansat e mëdhenj të filmit “Joker” I cili po thyen rekorde shikueshmërie duke arritur të grumbullojë mbi 93 milionë dollar vetëm në Amerikë, janë shprehur të pa kënaqur me zgjdhjen e këngës së Gary Glitter, për një skenë të filmit.

Kënga luhet në skenën kur Phoenix zbret shkallët dhe shëndërrohet në një vrasës të keq. Por që shikuesit janë shprehur me kritikat më negative për zgjedhjen e kësaj kënge, meqë ajo vjen nga personi I cili është duke vuajtur denim për pedofili.

“Ata po paguajnë një pedofil për të përdorë muzikën e tij në film” , “ Kënga e Glitter si kolonë zanore, ky film është një horror I madh” – janë disa nga komentet e fansave të filmit.

Glitter u denua në vitin 2015, me 16 vjet burg për abuzim seksual të tri vajzave nën 13 vjec. Filmi Joker edhe pse është pritur me shumë vullnet nga fansat, ai fillimisht nga Departamenti I Policisë në New York u kërkua të mos shfaqet, për shkak të promovimit të dhunës, ndërsa tani kritikohet edhe për muzikën./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing