Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“The Little Mermaid” do të ribëhet

Film  |  09.10.2019 Ora 11:56   
Se filmi I mrekullueshëm I animuar “ The Little Mermaid” do të ribëhet, tashmë dihet, por janë dhënë edhe emrat se kush gjendet në kastën e aktorëve .

Edhe pse deri më tani roli I gaforres Sebastian ka qenë më I diskutuari, thuhet se atë do ta portretizojë Daveed Diggs. The Little Mermaid do të  ribëhet në Live-Action, ashtu si Mulan dhe Maleficent, ndërsa aktore  në rolin e Ariel është Halle Bailey.

Aktori Jacob Tremblay dhe Awkwafina gjithashtu janë në kastë të cilët do të luajnë Flounder dhe Scuttle, ndërsa Ursula dhe Mbreti Triton do të luhen nga Melissa McCarthy dhe Javier Bardem.

Ishte në rol kryesor për të luajtur të dashurin e Ariel, Prince Eric, këngëtari Harry Styles, por sipas Variety ai e ka hedhur poshtë ofertën meqë do të fokusohet më shumë në karrierën muzikore. Në anën tjetër regjinë do ta bëjë Rob Marshall, përderisa skenari është krijuar nga David Magee.

Filmi ende nuk ka ndonjë datë të saktë lansimi, meqë sipas planit xhirimet do të fillojnë në fillimin e vitit të ardhshëm. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing