Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa, fituese e dy çmimeve në BritAwards 2018

Muzikë  |  22.02.2018 Ora 9:14   
Dua Lipa ka qenë ylli i mbrëmjes së djeshme në BritAwards 2018 si për nga nominimet, ashtu edhe nga çmimet e fituara.

Me të filluar ceremonia fitoi çmimin “British Female Solo Artist, ku në këtë kategori përveç Duas, të nominuara ishin Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.

Nuk kaluan shumë minuta dhe në skenë dolën për herë të parë për të ndarë një çmim së bashku, Millie Bobby Brown dhe Kylie Minogue. Ato çmimin“British Breakthrough Act” apo  “Artistja më e mirë depërtuese për muzikë” në Britani ia dhuruan Dua Lipës.

“Unë dua të falënderoj çdo femër të vetme që ka qenë në këtë skenë para meje. Jo vetëm vajzat në industrinë e muzikës, por vajzat në shoqëri. Në këtë vend duhet të frymëzohen nga femrat e të na lejojnë për të ëndërruar gjëra të madhe”, ka thënë Dua Lipa duke pranuar çmimin.

Dua Lipa këtë vit është nominuar në pesë kategori duke u bërë kështu këngëtarja më e nominuar këtë vit por edhe solistja e parë grua më e nominuar në historinë e kësaj garë.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing