Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kolegji ILIRIA organizoi ndarjen e “Çmimit shkencor ndërkombëtar Aleksandër Stipçeviq 2019”

Të Tjera  |  14.10.2019 Ora 16:45   
Në kuadër të veprimtarisë shkencore për të tretin vit me radhë, përmes një ceremonie solemne, në Kolegjin ILIRIA u nda Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” – 2019.



Me emërtimin e këtij Çmimi Shkencor Ndërkombëtar nderohet historiani i antikitetit, ilirologu më i shquar i kohës sonë, autori i shumë punimeve dhe i veprave shkencore Akademik Aleksandër Stipçeviq, i cili ka qenë mysafir dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore të organizuara nga Kolegji ILIRIA dhe i dekoruar me çmimin Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit.


 
Duke vlerësuar lart veprimtarinë shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Aleksandër Stipçeviqit në fushën e studimeve albanologjike dhe posaçërisht në atë të studimeve ilire, pastaj duke spikatur bashkëpunimin e këtij personaliteti të shquar me famë kombëtare, botërore dhe bashkëpunimin e tij me Kolegjin ILIRIA, si dhe me pëlqimin e familjes së Aleksandër Stipçeviq, u themelua edhe Çmimi shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, i cili ndahet çdo vit në datë 10 tetor, që përkon me ditëlindjen e tij në Arbënesh të Zarës.

 
Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, duke u mbështetur në Rregulloren e Çmimit shkencor dhe në bazë të vlerësimit, të zgjedhjes dhe të vendimit të Jurisë profesionale, i dedikohet personaliteteve të shquara akademike – universitare, për kontribut të madh me vlerë arsimore, kulturore dhe shkencore, për botime, për projekte dhe për arritje të shquara në fusha të ndryshme të kërkimit profesional shkencor.
 

Kolegji ILIRIA në vitin 2017, realizoi edicionin e parë të Çmimit Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”. Përmes një ceremonie solemne çmimi i është dhënë Akademik Idriz Ajetit, për arritje të shquara akademike - universitare shumëvjeçare në fushën e studimeve albanologjike.

 
Në vitin 2018, në kuadër të veprimtarisë shkencore, në bazë të vlerësimit të kontributit të jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në fushën e studimeve të historisë së popullit shqiptar, Çmimi “Aleksandër Stipçeviq” i është dhënë Akademik Muzafer Korkutit, anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, specialist i Prehistorisë dhe Arkeologjisë Prehistorike Shqiptare.
 
Këtë vit, për kontributin e jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në shkencat albanologjike, në shkencën e letërsisë, në krijimtarinë letrare, në kulturë, në publicistikë dhe në veprimtarinë universitare, në mënyrë solemne iu nda Çmimi shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” – 2019, profesorit tonë të shquar Akademik Rexhep Qosja.
 



 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing