Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Toyota e re punon falë plehut të lopës !!!

Auto  |  30.10.2019 Ora 11:44   
 Toyota tashmë ka debutuar me ridizajnim të plotë të automjetit të tij Mirai, I cili në funksion hyn falë hidrogjenit. Por gjatë Motor Show në Tokyo 2019 zyrtari kryesor I kompanisë Shigeki Terashi ka sqaruar se sa revolucionare mund të jetë makina e ardhshme e cila mund të funksionojë për një vit vetëm nga hidrogjeni I  plehut të një lope.

Mirai I ri sipas kompanisë është pikërisht ajo që donë të shohin konsumatorët, kur makina të dalë në treg në vititn 2021, ndërsa është edhe më I madh sesa paraardhësi I tij. Brezi I parë I Mirai doli në shitje në vitin 2014 dhe Toyota ka shitur mbi 10 mijë sosh deri më tani.

Në anën tjetër gama e “lundrimit” të kësaj veture do të rritet për 30 % që do të thotë se me Mirai të ri  mund të vozisni më shumë se 600 km me vetëm një mbushje të vetme të plotë. Toyota ka disa vite që është e interesuar për plehun e lopës.

Në vitin 2017 kompania japoneze ka njoftuar se me Shell janë në ndërtim të një termocentrali në Long Beach, California e cila do të kapte metan gazi nga plehërat dhe do ta shëndërronte atë në ujë, energji elektrike dhe hidrogjen. Kështu kompanitë krijuan TRI-GEN që është një “Stacion  Karburanti- Hidrogjeni” në vitin 2018. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Auto

Marketing