Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZYRTARE: Rusia do të humbasë Kupën e Botës 2022 pasi u dënua për 4 vite për doping

Sport  |  09.12.2019 Ora 15:07   
Rusisë i është dhënë një ndalim katër vjeçar nga të gjitha ngjarjet kryesore sportive nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (Wada).

Do të thotë që flamuri dhe himni i Rusisë nuk do të lejohen në ngjarje të tilla si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa Botërore e Futbollit 2022 në Katar.

Megjithë ndalimin, Rusia do të jetë në gjendje të garojë në Euro 2020 - në të cilën St Petersburg do të jetë një qytet mikpritës.

Atletët që mund ta dëshmojnë se janë të pastruar nga skandali i dopingut, do të jenë në gjendje të garojnë nën një flamur neutral.

Komiteti ekzekutiv i Wada mori vendimin unanim në një takim në Lozanë të Zvicrës.

Vendimi vjen pasi Agjensia e Rusisë Anti Doping (Rusada) u shpall jo e pajtueshme për manipulimin e të dhënave laboratorike të dorëzuara te hetuesit në janar 2019.

Duhej t’i dorëzonte të dhënat Wada-s, si një kusht për rikthimin e saj të diskutueshëm në vitin 2018 pas një pezullimi tre-vjeçar për skandalin e saj të gjerë të sponsorizuar nga shteti.

Kanë 21 ditë kohë për të apeluar kundër ndalimit.

Rusia e ka të ndaluar të konkurrojë si komb në atletikë që nga 2015./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing