Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shqipëria ka siguruar një arritje historike, duke u kualifikuar për herë të parë në “play off”-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë morën një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e zhvilluar në “Estadi de la FAF”.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 67-të, kur Kristjan Asllani shfrytëzoi saktë një aksion të mirëorganizuar për t’i dhënë tre pikët Shqipërisë. Në pjesën e parë, Berat Gjimshiti iu afrua shumë zhbllokimit të rezultatit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Fitorja i lejon Shqipërisë të ruajë vendin e dytë në grup, me katër pikë më shumë se Serbia. Edhe në rast humbjeje ndaj Anglisë në ndeshjen e ardhshme, diferenca mbetet e paprekshme, duke e bërë të pamundur që Serbia të kalojë kuqezinjtë, pavarësisht rezultatit të saj kundër Letonisë. Grupi kryesohet bindshëm nga Anglia, e cila ka siguruar kualifikimin dhe mposhti Serbinë 1-0 me golat e Saka dhe Eze.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Serbia ndodhen në të njëjtin grup kualifikues – pas ciklit të Euro 2016 – dhe në të dy rastet Shqipëria ka përfunduar më lart në renditje.