Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Buffon gati të barazojë rekordin e Maldinit

Sport  |  17.12.2019 Ora 11:29   
Heroi i Juventusit, Gianluigi Buffon mund të thirret në ndeshjen e tij të 647 në Serie A, pasi lajmet sugjerojn se Wojciech Szczesny lufton për të rikuperuar në kohë për Sampdorian.

Sky Sport Italia raporton se Szczesny, i cili u desh të humbasë fitoren kundër Udineses fundjavën e kaluar pas një problemi muskulor, mund të humbas edhe kundër Sampdorias të mërkurën mbrëma.

Raporti pretendon se Buffon është pothuajse i garantuar për të filluar ndeshjen dhe nëse po, ai do të shkruante histori të mërkurën mbrëma.

Paolo Maldini mban rekordin me 647 ndeshje në top kampionatin italian, por portieri 41-vjeçar aktualisht është vetëm një ndeshje pas ish-kapitenit të Milanit.

Szczesny duhet të rikthehet sërish të luajë kur Juventusi përballet me Lazio-n në Supercoppa më 22 dhjetor në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing