Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Critics’ Choice Awards 2020 – FITUESIT

Film  |  13.01.2020 Ora 12:48   
Të dielën mbrëma u mbajt ceremonia e ndarjes së cmimeve për arritje kinematografike Critics Choice Awards. Pjesë e këtij eventi ishin padyshim yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, ashtu sikur edhe edicionet e tjera edhe në këtë edicion të 25-tin me rradhë u ndanë cmime të rëndësishme për më të suksesshmit në kinematografi për vititn që sapo e lëmë pas.

Filmi më I mirë u zgjodh “Once Upon A Time…. In Hollywood”, cmimin për aktorin më të mirë e rrëmbeu  Joaquin Phoenix për rolin e tij si Joker në filmin me të njejtin titull. Aktorja më e mirë u shpall Renee Zellweger për rolin e saj në filmin biografi “Judy”.

Aktori më I mirë në rol dytësor ishte Brad Pitt, për rolin e  tij në filmin “Once Upon A Time…. In Hollywood”, ndërsa aktorja më e mirë në rol dytësor u zgjedh Laura Dern, për rolin e saj në filmin “Marriage Story”.

Përderisa Quentin Tarantino e mori trofeun e më të mirit për skenarin origjinal për filmin e tij “Once Upon A Time…. In Hollywood”, cmimi regjia më e mirë ishte një befasi e madhe.

Këtë cmim e morën dy regjisorë Bong Joon Ho për filmin “Parasite” dhe Sam Mendes për filmin “1917”, gjatë mbrëmjes gjithashtu u ndanë edhe shumë cmime të tjera.  /radioplus/
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing