Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia ka arrestuar 185 protestues në Bruksel gjatë një shfaqje të organizuar për makina

Auto  |  20.01.2020 Ora 10:09   
BRUKSEL - Policia ka arrestuar  185 protestues në Brukselin qendror të Shtunën në demostraten e organizuar nga grupi protestues mjedisor “Extinction Rebelion” e cila po zhvillohej gjatë një shfaqje të organizuar për makina në kryeqytetin e Belgjikes.
 
 Ata protestuan ndaj rolit të industrisë së automjeteve në emetimet e CO2 që ndikojn drejtëpërdrejt në  ndryshimet klimatike.
 
Protesta erdhi vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian zbuloi idetë se si të financojë projektin e saj të marrëveshjes së gjelbër që synon ta bëjë Bashkimin Evropian një zonë neutrale të emetimeve të CO2 deri në vitin 2050, pjesërisht përmes transformimit të industrisë së makinave.
 
Një protestues, fytyra e tij e mbuluar me bojë të zezë, brohoriste "Shell vret" duke iu referuar kompanisë së naftës “Royal Dutch Shell” para se të shtrihej para hyrjes , ndërsa protestuesit e tjerë u mblodhën rreth e veshur me maska që mbanin  logon e kompanisë.
 
Protestuesit u morën me shpejtësi nga policia dhe personeli i sigurisë së shfaqjes dhe  bllokuan për pak kohë hyrjen në këtë zonë.
 
 
Organizatorët e shfaqjes thanë në një deklaratë që ata prisnin 500,000 vizitorë për të vizituar shfaqjen e makinave 10-ditore, më e madhja në llojin e saj në Belgjikë.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Auto

Marketing