Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dalin në shitje 21 veturat luksoze të të ndjerit Paul Walker

Film  |  20.01.2020 Ora 12:01   
Ai nuk ishte vetëm në film një njeri që kishte pasion veturat, por edhe në jetën e përditshme.

Kështu shumica e veturave personale të aktorit tashmë të ndjerë Paul Walker do të hidhen në shitje, ndërsa disa të tjera është vendosur se do të mbahen nga vajza e tij e vetme Meadow Rain Walker.

Koleksioni I cili numëron vetura të tipeve të ndryshme, do të hidhen në aksion për një shumë prej 2.333.450 dollarë.

Bëhet e ditur se Paul Walker kishte të tijën një koleksion prej 5 veturave BMW M3 Lightweight Editions, e cila është një gjë mjaft e madhe për një sntuziast, meqë aktori kishte 5 nga gjitsejt 126 prej tyre të prodhuara në të gjithë botën.

Vajza e tij thuhet se do të mbajë veturat me të cilat ndjehet më e lidhur, dhe kujton histori nga babai.

Paul Walker ndërroi jetë në moshën 40 vjec më datën 30 nëntor 2013, bashkë me shokun e tij Roger Rodas 38 vjec kur vetura e tyre u përplas dhe u dogj e tëra në Valencia të Kalifornisë.  /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing