Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kylian Mbappe: Dua të fitoj Ligën e Parë të Kampionëve me PSG

Sport  |  21.01.2020 Ora 10:06   
Mbappe thotë se menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte idhulli i tij i fëmijërisë mes spekulimeve të vazhdueshme për transferim.

Kylian Mbappe ka zbuluar se ëndrra e tij është të fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve  me Paris Saint-Germain.

Fituesi i Kupës së Botës 2018, i cili më parë ka qenë i lidhur me një transferim në Liverpool, ka shënuar 81 gola në 109 ndeshje për kampionët francezë, pas një kalimi të bujshëm prej 166 milion £ nga rivalët e Ligue 1 Monaco dhe duke ndihmuar klubin të fitojë Grupin A përpara Real Madrid në fillim të këtij sezoni, duke vendosur një barazim në 16-të e fundit kundër Borussia Dortmund, me ndeshjen e parë që do të luhet më 18 shkurt.

Mbappe konsiderohet të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë - me shefin e Madridit Zinedine Zidane një admirues afatgjatë të 21-vjeçarit - por duket se sulmuesi dëshiron të kaloj vitet e ardhshme të karrierës së tij në Francë përkundër interesimit të raportuar nga disa klube të mëdha evropiane.

Parisienët fituan Kupën e Fituesve të Kupës UEFA në 1996, por kurrë nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve - apo paraardhësin e saj, Kupën Evropiane - në historinë e tyre 49-vjeçare, diçka që Mbappe dëshiron të ndryshojë gjatë karrierës së tij.

"Do të isha krenar që të arrija një trofe të parë të madhë evropian për Parisin, Ligën e Kampionëve dhe të vazhdoj të fitoj me vendin tonë - kjo është ëndrra ime," tha Mbappe.

"Ëndrra ime është  e trefishtë: Liga e Kampionëve, Kampionati Evropian dhe Lojërat Olimpike. Kjo nuk do të ishte keq.

"Ata thonë se ëndrrat janë të paarritshme dhe për momentin që duken të paarritshme, por unë do të përpiqem ta realizoj këtë ëndërr."

Mbappe zbuloi gjithashtu se heroi i tij më i madh i fëmijërisë ishte shefi aktual i Madridit, Zidane, një klub me të cilin është lidhur vazhdimisht./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing