Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Njerëzit që përpiqen të shpëtojnë aromat nga zhdukja

Të Tjera  |  21.01.2020 Ora 11:10   
Imagjinoni një libër të vjetër të lidhur me lëkurë, që sapo u tërhoq nga një raft druri. Faqet e saja të verdha lëshojnë pluhur ndërsa hapen. Dhe para se të filloni ta lexoni librin era e vecantë e tij do të ju mbush hundët.

Kjo aromë në fakt nuk është vetëm një kënaqësi e thejshtë për njerëzit të cilët duan të lexojnë në biblioteka dhe librari, por kjo aromë ka një vlerë të trashëgimisë kulturore dhe këto aroma rrezikojnë të zhduken.

Cecilia Bembibre, studiuese në Insttutin UCL për Trashëgimi të Qëndrueshme, aroma e librave të vjetër është shumë e rëndësishme. Ajo është duke zhvilluar teknika të ndryshme për të rikuperuar aromat e “zhdukura” nga e kaluara dhe për ti ruajtur ato si dhe në të ardhmen.

 “Dua të trajtoj këtë qështje e cila është hulumtuar shumë pak, që ka të bëjë me aromat si trashëgimi e njerëzimit”- ka thënë Bambibre.
 
Në vitin 2003, Unesco miratoi një konventë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore jo-materiale, e cila përfshin praktikat sociale, traditat gojore dhe artet interpretuese. Por, ku ishin aromat?

Vende të tjera gjithashtu kanë bërë përpjekje për të njohur vlerën e aromave të tyre. Në vitin 2001, ministri i mjedisit japonez klasifikoi 100 pikat më të mira të nuhatjes së vendit, të cilat përfshinin si vende natyrore dhe kulturore.

 Më vonë, në vitin 2016, Qendra Kërkimore e Universitetit Koç për Qytetërimet Anatoliane në Stamboll hapi ekspozitën "Scents and the City" për të eksploruar 4000 vjet civilizim përmes aromave të saj./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing